Lorenci 19 vjeçar është shtetas austriak, ndërsa prindërit e tij me kulturë ateiste, kishin emigruar nga Shqipëria drejt Austrisë.

Të mërkurën në Vjenë nën kushte të forta sigurie do fillojë gjykimi kundër djaloshit 19 vjeçar shqiptar, Lorenc K., i cili dyshohet për “terrorizëm”. Konkretisht, Lorenci duhet të ketë nxitur një 12 vjeçar gjerman, për të kryer sulm vetëvrasës.

Pjesë e procesit është sesa është i rrezikshëm akoma Lorenci, përkundër një programi dekriminalizimi ndaj tij. Në rast se gjykata e shpall të fajshëm 19 vjeçari rrezikon burg prej 15 vitesh.

Lorenci është shtetas austriak, ndërsa prindërit e tij me kulturë ateiste, kishin emigruar nga Shqipëria drejt Austrisë. Gjatë moshës minorene, ai është dënuar me 29 muaj burg, për shkak të grabitjeve, ku pikërisht në burg është konvertuar në musliman dhe ka vetë marrë emrin “Sabur Ibn Gharib“.

Artikulli paraprakHUMBI NË DET, GJENDET NË MAL TË ZI MJETI I 32 VJEÇARIT
Artikulli tjetërTAKSA PËR KUKËSIN PËRGJYSMOHET, NISIN BISEDIMET