Është zhvilluar paraditen e kësaj të mërkure në qytetin e Shkodrës takimi prezantues me teme “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit arsimit dhe formimit profesional.

Ky takimi i cili përfshin 5 qarqe te vendit sic është Shkodër, Durrësi, Korca , Gjirokastra e Berati synon nxitjen e punësimit dhe formimit profesionale tek grupet e punëkërkuesve te papunë,vajzat mbi moshën 16 vjec dhe grupet vunerabël.

Ky është një projekt i qeverisë shqiptare me mbështetjen teknike të qeverisë gjermane përmes projektit giz.

Qëllimet e kësaj mbështetje janë forcimi dhe përmirësimi jo vetëm i punësimit por edhe rritja e shifrave aktuale të atyre qe kryejnë kurset e formimit profesional.

Kjo do të mund të arrihet me anë të përfshirjes më të madhe të sektorit privat që është pala më e rëndësishme e ketij projekti, kurseve të formimit të orientuara drejt kërkesës dhe një kalimi efektiv për në botën e punës

Artikulli paraprakDITËT E HAPURA KUNDËR DISKRIMINIMIT
Artikulli tjetërNDIHME JURIDIKE FALAS NË SHKODËR