Drejtoria rajonale e shërbimit të punësimit në Shkodër përmes programeve të nxitjes së punësimit synon që të rrisë numrin e atyre që gjejnë një vend pune.

Drejtorja rajonale Rozafa Zmijani shprehet se po mendohet jo vetëm për ata që janë punëkërkues të papunë por edhe për ofertat që kanë bizneset e ndryshme. Për nxitjen e punësimit zbatohen edhe disa programe konkrete për bizneset në Shkodër. Shkodra vazhdon që të jetë qyteti me numrin më të lartë të papunësisë ndaj edhe kërkohet që të ulen shifrat e papunësisë në një bashkëpunim mes komunitetit dhe bizneseve.

Artikulli paraprak13 VITE NGA 9 JANARI, CËSHTJA ENDE E PAZGJIDHUR
Artikulli tjetërVERIU NË AKULL, BANORËT PA UJË