Nxënës të shkollave të mesme të Shkodrës të cilët dashurojnë krijimtarinë letrare janë bërë pjesë e disa takimeve me shkrimtarin dhe përgjegjësin e departamentit të letërsisë në universitetin “Luigj Gurakuqi”, profesor Arben Prendi i cili ftoi në një bisedë me këta nxënës shkrimtaren Eralda Baze. Këto takime kanë në qendër nxitjen e këtyre të rinjve drejt letërsisë.
Eralda Baze e cila botoi dy romanet “Dielli më Perëndon në Lindje” dhe “Zambaku i Kanionit” që e afirmuan si një autore serioze të letësisë shqipe thotë se do të përçojë tek nxënësit guximin që duhet të kenë për të reagur si e vetmja mënyrë për t’u bërë shkrimtarë në të ardhmen.
Sot realiteti shqiptar është çorientues në raportin e të rinjve me librin por Baze thotë se kudo në Shqipëri ka takuar të nxënës dhe studentë të talentuar që premtojnë të jenë shkrimtarë pas pak vitesh.
Ky është takimi i katërt nga pesë që do jenë në total i shkrimtarit dhe pedagogut Arben Prendi me nxënësit e shkollave të mesme që zhvillohet çdo vit në bibliotekën e qytetit “Marin Barleti” dhe mbështetet nga bashkia Shkodër.