Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka detyruan bashkëjetuesen e tij bashkë me foshnjën 8 muajshe që të lypte. Në pranga ka përfunduar Embra Nuredini, 21 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi i tij është bërë i mundur, pasi ky shtetas më datë 28.08.2017, rreth orës 11:00 është konstatuar në bulevardin “Bajram Curri” duke lypur së bashku me bashkëjetuesen e tij dhe një foshnjë 8 muajshe”, sqaron policia. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË DALJE TË SHKODRËS, NJË PËRSON NË GJËNDJE TË RËNDË
Artikulli tjetërVASILI: RAMA SHKRIU MINISTRINË KU INVESTOI MBI 100 MILIONË EURO