Presidenti Ilir Meta në konferencën për media ka publikuar edhe një video ku shfaqej kryeministri Edi Rama gjatë kohës që ishte në fushatë, ku shigjeton kreun e shtetit.

“Më kanë marrë kartën tha, o Like po ne të dimë shumë gjëra ty se ai numri nuk i duhet as dreqit. Dhe jam shumë krenar për patronazhistët, që ta dini po jua them, ne ju njohim kush jeni dhe po vijmë pas.”, dëgjohet teksa thotë Rama në video.

Ndërkohë, presidenti, teksa komenton zhvillimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën për shkarkimin e tij, thekson se patronazhistët njohin qytetarët e Shqipërisë.

“Ata njohin qytetarët e Shqipërisë. Ushtria e patronazhistëve, me në krye atë që ankohet për presidentin.”, tha Meta.

Artikulli paraprak“25 PRILLI VËRTETOI SHQETËSIMET E PRESIDENTIT”, META: KAM MARRË INICIATIVA PËR TË SENSIBILIZUAR INSTITUCIONET
Artikulli tjetër(VIDEO) A DO TË LIROJË ZYRËN NËSE SHKARKOHET? META IA PLAS GAZIT DHE TREGON PROCEDURËN