Mijëra protestues shqiptarë po protesotjnë pasditën e sotme në Shkup.

Protesta e thirrur nga Këshilli Opozitar ka filluar me marshimin nga Çairi dhe pak më parë kanë arritur para objektit të Qeverisë, nga ku pritet që organizatorë t’i drejtohen masës. “O sa mirë me qenë shqiptarë”, “Alinë e japim, lirinë se japim”, etj. janë brohoritjet më të shpeshta që dëgjohen nga masa e madhe e protestuesve. Orhan Murtezani në emër të Këshillit opozitar ka shpalosur edhe kërkesat e këtij këshilli. “Jemi mbledhur para Qeverisë nga revolta e akumuluar ndër vite, dëshirojmë kësaj qeverie anti evropiane t’ia përcjellim disa mesazhe. Shqiptarët duan alternativën evropiane. Askush nuk guxon ta pengojë punën e Prokurorisë Speciale Publike dhe Ivanovin ta tërheqë vendimin për abolim. Është nevojë imediate edhe formimi i Gjykatës Speciale. Zgjedhje duhet të ketë vetëm kur do të përmbushen të gjitha kushtet. Për shqiptarët e Maqedonisë janë të papranueshme pa zërin e vërtetë të shqiptarëve. Zëri i vërtetë i shqiptarëve është këtu në këtë protestë. Duhet të fillojë procesi i ridefinimit të shtetit, ky proces është i pashmangshëm”, tha Murtezani.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakDITA E EVROPËS, AKTIVITET PARA BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërRAMIZ ÇOBAJ, KRYETARI I PD SHKODER NE “TONIGHT” STAR PLUS