Presidenti amerikan, Barak Obama i është kundërpërgjigjur kandidatit Republikan Donald Trump rreth çështjes së imigracionit, duke e konsideruar atë si një traditë të vjetër amerikane.
“Pjesa më e madhe e vendeve në mbarë globin i pranojnë imigrantët, por ka diçka të veçantë në SHBA, ne nuk presim thjesht imigrantë, ne jemi lindur nga vetë imigrantët, kjo është ajo që ne përfaqësojmë”, tha Shefi i Shtëpisë së Bardhë gjatë një ceremonie në Arkivat Kombëtare në Uashington. “Ne duhet të angazhohemi për të dënuar në mënyrë të vazhdueshme ndjenjën e urrejtjes dhe intolerancës në të gjitha format e saj”, vijoi Obama. Deklaratat e Trump rreth politikave për imigrantët si dhe besimtarët myslimanë kanë marrë kritika të shumta jo vetëm brenda SHBA-ve por në mbarë botën. Kandidatët republikanë për president Donald trump dhe Jeb Bush janë përplasur ashpër në debatin e parë publik televiziv që pas sulmeve të Parisit dhe Kalifornisë. Pas debatit, në një prononcim për gazetarët, Trump tha se sulmet e Bush vijnë si pasojë e rezultateve të dobëta që ai ka në sondazhe.