PRESIDENTI AKTUAL SHPALL ISH SEKRETAREN E SHTETIT SI KANDIDATURË TË MUNDSHME.Hilari Klinton do të ishte një presidente e shkëlqyer, nëse ajo vendos të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 2016. Kështu ka deklaruar presidenti Barak Obama për ish-sekretaren e Shtetit Amerikan, duke shtuar se nuk është nevoja që Klinton të bjerë dakord
për gjithçka me të, por sipas Obamës zgjedhja e Klinton si presidente e Shteteve të Bashkuara do të ishte edhe një pushim i mirëpritur për votuesit pas tetë viteve udhëheqje prej tij.Në një intervistë ABC, presidenti Obama tha se ai fliste rregullisht me Klinton, duke e përshkruar atë një “mike”. Ai tha se ka shumë demokratë që i vlerëson, por me emër përmendi vetëm Klinton, duke nënkuptuar kështu vlerësimin më të lartë.Obama tha se presidenca nën drejtimin e saj do të ishte e madhe dhe e jashtëzakonshme. Në të njëjtën kohë, ai pranoi se Klinton gjatë kohës që ka shërbyer në administratën e saj si sekretare e shtetit punon ndryshe nga ai, duke nënvizuar diferencat mes tyre.Presidenti amerikan tha se është e nevojshme era e ndryshimit për amerikanet dhe la të kuptohej se tashmë popullariteti i tij është i zbehtë.67 vjeçar-ja Hilari Klinton humbi në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të 2008, megjithatë për zgjedhjet e ardhshme ajo pritet të njoftojë vendimin në fillim të vitit 2015.