Presidenti amerikan Barack Obama, i cili është i pranishëm në Paris për samitin e ndryshimeve klimaterike, ka vizituar skenën e masakrës në teatrin Bataclan.

I shoqëruar nga presidenti francez François Hollande dhe kryebashkiakja e Parisit Anne Hodalgo, ai la një trëndafil të bardhë në vendin ku u vranë 90 persona. Sapo mbërriti në aeroport, Obama shkoi drejt e në Bataclan. Pasi vendosi trëndafilin, ai qëndroi në heshtje me kokën ulur. Afro 150 udhëheqës botërorë janë duke u mbledhur këtë të dielë në Paris, nën masa tepër të rrepta sigurie, për të zhvilluar takime në kuadrin e samitit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike. Konferenca, e njohur ndryshe si “COP21”, nis të hënën dhe me të gjitha gjasat do të përfundojë me arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë për të kufizuar emetimet e karbonit. Vëzhguesit thonë se sulmet e fundit terroriste në kryeqytetin francez do të rrisin mundësitë e arritjes së kësaj marrëveshjeje të re. Ndërkohë, rreth 40 mijë persona priten të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila do të vijojë deri më 11 dhjetor.

Artikulli paraprakTURQI , POLICIA ‘LUFTË’ ME DISA PERSONA TË ARMATOSUR
Artikulli tjetërRINAS, SHTETASI MALEZ ARRESTOHET DO TË SHKONTE NË FRANCË