Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, në mënyrë të tërthortë ka kritikuar drejtorin e FBI-së James Comey rreth hetimeve të reja për përdorimin e emailave të Hillary Clintonit.

Ai tha se hetuesit e SHBA-së nuk duhet të operojnë mbi bazën e “paqartësisë” ose të “informacioneve jo të plota”. FBI po heton emailat e rinj që mund të jenë të lidhur me hetimet e tij për serverin e emailave privat të Clintonit Zoti Comey është përballur me reagime të fuqishme pas njoftimit që erdhi vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale, shkruan BBC. Deklaratat e Obamës janë të parat në public që kur zoti Comey njoftoi, të premten, se FBI ka zbuluar një numër emailash të rinj që mund ose jot ë jetë relevantë për një hetim të mëhershëm të mbyllur ndaj kandidates demokrate për president, Hillary Clinton, për mbajtjen e informacioneve të klasifikuara. “Kam bërë përpjekje të qëllimshme për ta bërë të qartë se nuk dua të duket se po përzihem”, tha zoti Obama në një intervistë në faqen e internetit NowThisNew. Por ai shtoi “nuk e besoj se ka një normë se kur bëhen hetime ne nuk veprojmë në paqartësi, nuk veprojmë në bazë të informacioneve jo të plota, nuk veprojmë mbi rrjedhje. Ne veprojmë bazuar në vendime konkrete që janë bërë”. “Kur u hetua me kujdes herën e kaluar, përfundimi i FBI-së, përfundimi i departamentit të Drejtëisë, përfundimi i përsëritur I hetuesve kongresistë ishte se ajo kishte bërë disa gabime por nuk kishte asgjë për t’u gjykuar”. U bë e njohur në mars të vitit 2015 se zonja Clinton kishte shkelur rregullat federale duke operuar me një server privat të emailave derisa ishte sekretare e shtetit prej 2009-2013. Avokatët e saj kërkuan nëpër server dhe I ofruan departamentit të shtetit 30 mijë emaila të punës, por fushata e saj fshiu 33 mijë porosi të tjera, duke thënë se ishin të natyrës personale. Zoti Comey konkludoi në korrik se Zonja Clinton kishte qenë “shumë e kudjesshme” në përdorimin e informacioneve të klasifikuara, por nuk kishte bazë për akuzë. Emailat e fundit u gjetën në një hetim të ndarë për dyshimet se ish kongresisti Anthony Weiner kishte dërguar porosi me përmbajtje seksuale tek një vajzë 15 vjecare në Karolinën Veriore. Zoti Ëeomer është I martuar me një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të zonjës Clinton, Huma Abedin. Demokratët kanë kërkuar me zemërim që zoti Comey, I sulmuar, të bëjë public menjëherë se cfarë njohurishë ka për emailat e rinj. Lideri democrat në Senatin e SHBA-së, Harry Reid e ka akuzuar zotin Comey për shkelje të një akti I cili ndalon zyrtarët të ndikojnë zgjedhjet duke zbuluar se byroja po hetonte emailat që mund të jenë të lidhur me zonjën Clinton.

Artikulli paraprakKAPET ME HEROINË DHE ARMË NJË ITALIAN
Artikulli tjetërDUTERTE: PO NUK NA SHITI AMERIKA ARMË, DO T’I MARRIM NGA RUSIA