Tymnaja e polemikave që ka shkaktuar së fundi Donald Trump, lidhur me postimet në rrjetet sociale, ka ngjalluar edhe reagimin e Barack Obamës.

Gjatë një fjalimi, Ish-presidenti amerikan këshilloi Trumpin të kontrollojë ortografinë e të mos shkruajë çdo gjë në rrjetet sociale.

Barack Obama : “Është e rëndësishëm të jemi të vetëdijshëm për fuqinë që kanë këta instrumentë, por edhe limitet e tyre. Duhet të mendoni përpara se të flisni, duhet të mendoni përpara se të shkruani në Twitter”.

Mesazhi i Obamës vjen vetëm pak ditë pas përplasjes së Trump me kryeministren britanike Theresa May, pas shpërndarjes së presidentit amerikan të disa videove me përmbajtje islamo-fobike.

Trump iu kundërpërgjigj reagimit të May-t po në Twitter, por duke shkruar gabim emrin e kryeministres britanike, çka ngjalli mjaft reagime ironike nga komentuesit, nga mediat e po ashtu edhe nga paraardhësi i presidentit Trump.

Artikulli paraprakEKONOMIA SHQIPTARE NË ITALI, MBI 250 MIJË TË PUNËSUAR
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, PA ENERGJI 16 FIDRA NË RANG VENDIT