TAKIMI VJEN PAS VENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE MES DY VENDEVE. Për herë të parë nga rilidhja e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-se dhe Kubës, në dhjetor 2014, Presidenti amerikan Barak Obama shtrëngoi dorën homologut të tij kubanez Raul Kastro,
Ata janë takuar të premten në mbrëmje në Samitin e Shteteve të Bashkuara në Panama. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, e cila nënvizon se pjesmarrja e Kubës në samit është një ngjarje historike mes dy vendeve. Ndërkaq më herët Shtetet e Bashkuara dhe Kuba zhvilluan takimin e nivelit më të lartë që prej 50 vitesh, pasi sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri, bisedoi me ministrin e Jashtëm kuban, Bruno Rodrigez, në samitin e Panamasë. Ndërkaq Departamenti Amerikan i Shtetit ka rekomanduar heqjen e Kubës nga lista e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin. Takimi i fundit i nivelit më të lartë mes dy zyrtarëve amerikanë është kryer në prill 1959, kur Fidel Kastro u takua me zëvendëspresidentin e atëhershëm Riçard Nikson.