BANORËT NË PROTESTË: DO TË BOJKTOJMË ZGJEDHJET. Nese nuk na sjellin ujin do te dalim ne proteste duke bllokuar aksin nacional te rruges shkoder-muriqan ndersa do te bojkotojme zgjedhjet e 21 qershorit .Keto jane fjalet e rreth 500 banoreve te fshatit oblike ne shkoder te cilet shprehen se prej gati 2 javesh nuk furnizohen me uje te pijshem teksa per kete problem eshte ne dijeni edhe vet komuna e anes se malit.
Banoret e shqetesuar te zones se pallateve ia faturojne nje pjese te mire fajin nje personi privat i cili ka 2 pompat furnizuese ne token e tij ,familjaret theksojne se ky person e perdor ujin per qellime private ne vaditje. Situata sigurisht qe duket alarmante nisur edhe nga muajt e nxehte te veres dhe temperaturat qe kane filluar te rriten ndjeshem.