Prej 10 ditësh rreth 30 familje në bllokun e pallateve në fshatin Oblikë janë pa energji eleektrike pasi rezultojnë debitorë pranë OSHEE.
Banorët janë të ndërgjegjëshëm që duhet të paguajnë energjinë , por shuma e akumuluar prej vitesh arrin në 12 milion lekë në disa familje.Ata kërkojnë një zgjidhje për të paguar një shumë minimale mujore dhe jo 120 mijë lek për cdo muaj që i është vendosur si tarifë nga OSHEE, plus dhe konsumin mujor të energjisë. Banorët kërcënojnë me protesta masive deri në bllokimin e aksit Shkodër-Muriqan nëse situata nuk do të marrë zgjidhje. Kjo lagje në fshatin Oblikë është ndër zonat më të varfëra në rrethin e shkodrës për shkak se banorër janë të papunë ndërsa të ardhurat ekonomike janë mnimale.