Vazhdon rikualifikimi urban i qendrës së Oblikës në Njësinë Administrative Ana e Malit. Pas shtrimit me asfalt të rrugës Oblikë- Lagjja e Re, kanalizimit të ujrave të bardha, ndriçimit LED, sinjalistikës,

rehabilitimin e lulishtes duke e kthyer në një qendër të mirëfillte urbane falë investimit 54 milion lekë të Bashkisë së Shkodrës, po punohet tek zona e Pallateve.

Po realizohet pastrimi i shtratit të përroit të Oblikës dhe paralelisht, po mbillen 50 pemë dekorative duke krijuar një ambjent të këndshëm jo vetëm për banorët, por edhe turistët që udhëtojnë apo ndalen në këtë zonë.

Projekti vjen si bashkëpunim i Bashkisë Shkodër me GIZ, me financimin e Qeverisë Gjermane.

Artikulli paraprakSHKODËR, MASSAFRA-POLITIKËS: SHMANGNI KONFLIKTET
Artikulli tjetërSHKODËR, “DITA E VERËS” KTHEHET NË DITË DIMRI