Sa herë që rritet niveli i ujit si shkak i reshjeve, përroi kthehet në kërcënim për familjet e lagjes “Xhaferraj” në Oblikë.

Shtrati i përroit të Oblikës i ndihmuar edhe nga ndërhyrjet e bëra pa kriter ka pësuar devijime dhe ndërkohë argjinatura dhe carja e plotë e saj, do të sillte pasoja të paparashikueshme.

Banorët jetojnë mes pasojave të mëdha, dhe dëmtimit të kanalizimeve e pritave. Uji që përdorej për vaditje dikur dhe që ishte i disiplinuar me kanalizime dhe prita prej dekadash është kthyer në tmerrin e banorëve.

Artikulli paraprakFESTË NË QENDRËN MULTIFUNKSIONALE PËR FAMILJEN
Artikulli tjetërFESTAT, TULA: SHPËRBLIM PËR FAMILJET NË NEVOJË