Banorët e zonave të përmbytura të Nëshkodrës i kanë ende të freskëta kujtimet dhe pamjet nga përmbytjet e viteve të shkuara.Zonat që më së shumti e pësuan ishin ajo e Anës së Malit, Dajci , Velipoja dhe Bërdica. Shumë familje që u përmbytën sot e kësaj dite e kanë shumë të vështirë ti kthehen jetës normale.
Banorët në qëndër të Shkodrës por edhe në njësitë administrative, atëherë ish komuna u detyruan prej përmbytjeve, që të “udhëtojnë” me varka nga një lagje e nga një komunë në tjetrën.Por më e goditura cështë e vërteta ishte zona e Obotit. Banorët e këtij fshati të njësisë administrative të Anës së Malit që prej përmbytjeve të vitit 2010 janë përballur me probleme të shumta sa i takon tokave në pronësi të tyre.
Megjithatë në prag të stinës së dimrit cdo vit banorëve iu rikthehen kujtimet dhe për këtë ata jetojnë me frikën se mos një tjetër përmbytje do të vijë cka do të ishte një goditje e madhe për ta. Ndaj kryetari i fshatit Obot Gregor Pemaj i bën thirrje banorëve që të marrin masa
Për shkak të vështirësive ekonomike, një pjesë e konsiderueshme e banorëve të fshatit Obot kanë emigruar, duke e lënë kështu tokën djerrë për vite me rradhë.
Përmbytjet kanë lënë pasoja të mëdha, pasi vetëm në harkun kohor të një viti, fshati është përmbytur 5 herë. Oboti është një fshat i vogël i Shkodrës, por i njohur në të gjithë Shqipërinë si i përmbyturi i përvitshëm.I shtrirë buzë lumit të Bunës, në të majtë të rrugës nacionale Shkodër-Muriqan, fshati noton në ujë, sa herë hapen portat e shkarkimit në hidrocentrali Vaun e Dejës.