Me ardhjen e reshjeve të shiut është rikthyer edhe frika e përmbytjeve në shumë zona të Shkodrës. Në fshatin Obot përrenjtë malor janë një kërcenim serioz për zonën e banuar. Vija e Sadicit në të cilën shkarkohen të gjithë perrenjtë malor e më pas derdhen në lumin Buna prej disa ditësh është ndotur nga mbeturinat, bimësia e deri tek inertet.

Disa herë bashkia Shkodër ka realizuar pastrimin e kanaleve kulluese në njësinë Ana e Malit, por mos ndërgjegjësimi i vetë banorëve ka krijuar një situatë jo të këndshme. Në vendin e njohur nga banorët si Vija e Sadicit e cila kalon poshtë urës me të njëjtin emër në hyrje të fshatit Obot , situata duket se ka dalë jashtë kontrollit. Përrenjtë malorë për banorët janë problematikë e madhe. Uji shtohet sa herë ka reshje shiu duke rrezikuar kështu daljen e tij nga shtrati.

Ndaj edhe lumi Buna jo më kot është kthyer në një vend depozitimi për plehrat. Njëri nga burimet është pikërisht vija e Sadicit në Obot e cila për banorët e zonës dhe bizneset është kthyer në vend për hedhjen e mbeturinave të cilat shkarkohen në të gjithë sipërfaqen e lumit Buna dike krijuar ndotje të tij. Por e gjithë kjo pasuri ujore sot më shumë se kurrë ndodhet e kërcënuar nga ndotja e mbeturinave, e shisheve plastike, duke krijuar një situatë të rëndë ekologjike.

Artikulli paraprak“SHQIP DHE QARTË” NË EDICIONET E LAJMEVE
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET 34-VJEÇARI ME ARMË NË MAKINË