Banorët e fshatit Obot mund të dalin në protesta pasi janë revoltuar nga situata e vështirë që po kalojnë, ndërsa të vetmit që u vijnë në ndihmë janë forcat e armatosura.
Kryeplaku i këtij fshati tregon edhe dëmet e shkaktuara, ndërsa thotë se situata e përmbytjeve nuk po njeh përmirësim. Kryeplaku i fshatit Obot Gregor Pemaj paralajmëron se banorët mund të dalin në protesta duke bllokuar rrugën kryesore, kjo pasi janë të revoltuar me situatën e vështirë të përmbytjeve që po kalojnë. Sipas tij, situata nuk po njeh përmirësim, ndërsa dëmet janë të shumta… Të vetmit që u vijnë në ndihmë banorëve janë Forcat e Armatosura, ndërsa ndihmat ushqimore kanë munguar pavarësisht vështirësive të shumta… “ Një nga personat që ka patur dëme shumë të mëdha është Bari Meti nga fshati Oblikë, ku të mbjellat në 70 dynym që ka marrë me qira janë shkatërruar plotësisht