Kur janë bërë 9 vite pas përmbytjeve të vitit 2010, një pjesë e banorëve të fshatit Obot, në njësinë administrative Ana e Malit, akoma nuk kanë tërhequr dëmshpërblimet e përcaktuara me ligj.
Kryeplaku i fshatit Obot, Gregor Pemaj thotë se pas inspektimeve të bëra edhe nga përmbytjet e fundit, askush nuk është kujdesur për banorët e dëmtuar nga përmbytjet.
Ndër të tjera, kryeplaku Pemaj shton se në këtë zonë janë të domosdoshme investimet nga qeveria, për të rritur ekonominë e zonës.
Edhe pse është një fshat jo shumë i zhvilluar, dëmtimet e shkaktuara nga përmbytjet i kanë dhënë një goditje të fortë banorëve të kësaj zone. Tokat bujqësore të dala jashtë funskonit kanë bërë që banorët të emigrojnë, për të siguruar të ardhurat e nevojshme për jetesë.