E gjithë sipërfaqja e tokës së mbjellë me kultura bujqësore në fshatin Obot është dëmtuar dhe fermerët nuk mund të marrin asnjë prodhim prej saj.
Ndërkohë me dhjetra shëpi janë kthyer në të pabanueshmë për shkak të carjeve që janë krijuar nga uji i cili ka qëndruar rreth 40 ditë.
Këtë e pohon vetë Kryeplaku i fshatit Obot Gregor Pemaj sipas të cilit duhet me patjetër që të ngrihet një komision vlerësimi dhe të nis grupet e verifikimit të dëmeve në Obot.
Sipas Kryeplakut të Obotit përmbytjet kanë lënë pas pasoja të mëdha sepse bagëtitë rrezikojnë të ngordhin për shkak të mos furnizimin me koncentrat nga shteti
pasi fermerët nuk kanë mundësi ta korrin atë nga lagështira e tokës dhe as ta blejnë sepse kushton shtrenjtë.
Prezenca e ujit thuajse për cdo vit është e patolerueshme.
Kjo situatë e përsëritur po e bën fshatin të pabanueshëm. Banorët thonë se kjo zonë ka nevojë për mbështetje dhe ndërhyrje në mënyrë që të shmangen përmbytjet.