Pas tërheqjes së ujit në zonën e Obotit stallat e bagëtive si dhe bashkimi i ujrave te zeza me ujin e pijshem mund të shkaktojnë përhapjen e sëmundjeve infektive.
Meqënëse rreziku i përhapjes së sëmundjeve infektive ekziston strukturat e drejtorisë së bujqësisë kanë përfunduar procesin e dezinfektimit nëpër stallat e bagëtive në të gjithë njësinë ana e malit.
Këtë të marte veterinerët e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Shkodër dezinfektuan disa stalla bagëtish dhe disa vatra ku ka patur edhe ngordhje të shpendëve.
Kryeplaku i fshatit Obot Gregor Pemaj thotë se këtë të martë përfundoi i gjithë procesi i dezinfektimit nëpër stalla aty ku rreziku për epidemi ishte më i lartë.
Sipas kryeplakut Pemaj kafshë të ngordhura nuk ka patur por vetëm shpend të cilët janë prekur nga epidemitë
Ndërkohë edhe ekspertët e shëndetësisë kanë zbritur në terren për të garantuar pastërtinë tokës në qëndrat e banuara dhe pastërtinë e ujërave sipërfaqësore.
Gjithashtu janë duke u bërë dezinfektime në masë në të gjithë zonën e përmbytur