Prej dy ditësh banorët e fshatit Obot, kanë mbetur të izoluar brenda territorit të fshatit pasi lëvizja me varkat e ushtrisë është e pamundur si shkak i erërave të forta. Administratori Arben Ceni tregon se në këto kushte është e vështirë për t’i ardhur në ndihmë banorëve të fshatit Obot qoftë për furnizimin me ushqime apo edhe në rastin e emergjencave shëndetësore.
Administratori Ceni bën të ditur se si shkak i rrjetit të amortizuar elektrik dhe erërave të forta të një dite më parë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se 10 orë në fshatin Obot duke lënë qindra shtëpi në vështirësi për ngrohje në këto ditë ku temperaturat shënojnë nën zero.
Një tjetër problematikë me të cilën po përballen dhejtëra familje të njësisë Ana e Malit është edhe dalja jashtë funksionit e ujësjellësit Oblika 2 si shkak i përmbytjeve.
Nevoja më e madhe për fermerët në Anë të Malit mbetet sigurimi i bazës ushqimore për gjënë e gjallë, pasi edhe në rast të mbërritjes së koncentratit, shpërndarja e bazës është e pamundur përmes varkave të ushtrisë