Ky është momenti i transportimit të një fëmijë të sëmurë 5 vjeçar në fshatin e përmbytur të Obotit. Star Plus ka siguruar pamjet brenda fshatit.
Gjatë gjithë natës vajza 5 vjeçare duroi dhimbjet e barkut pasi ishte e pamundur transportimi i saj për shkak të stuhisë dhe errësirës. Infermieri Vinçens Gocaj qëndroi gjatë gjithë natës me vajzën e vogël duke u kujdesur bashkë me prindërit derisa u bë transportimi i saj me varkë deri tek rruga kryesore duke u dërguar më pas me ambulancë në spital.
Të gjithë në fshatin Obot, kryesisht fëmijët dhe të moshuarit janë në situatë të vështirë thotë infermieri Gocaj.
Infermieri Gocaj tregon se lëvizja e tij për çdo vizitë që bën në këto ditë kur fshati është i përmbytur do të kishte qenë i pamundur pa një skaf të vogël që është mundësuar nga kryetari i këshillit të qarkut Hilmi Lakti.
Mjetet e ushtrisë nuk mund të futen më në fshatin Obot dhe tashmë transportimi bëhet vetëm përmes varkave i të sëmurëve dhe banorëve të tjerë që u nevojitet të lëvizin drejt Shkodrës.