Po bëhet një muaj që fshati Obot ndodhet nën pushtetin e ujit dhe situata vijon të jetë thuajse e njëjtë. Gjatë ditës niveli i ujit bie ndërsa gjatë natës ka shtim të tij.
Komunikimin në Obot po e kryejnë mjetet e ushtrisë.Shtëpitë vazhdojnë të jetë të rrethuara nga uji.Situata në terren po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.
Kreu i njësisë administrative Ana e Malit Arben Ceni thotë se janë mbi 1000 hektar tokë nën ujë, ndërkohë që 2 ujësjellësat vazhdojnë të jenë jashtë funksionit.Ndërsa banorët pashkët janë të detyruar që ti festojnë nën ujë.
Ceni thotë se banorët kanë përfituar shum pak koncentrat për bagëti i cili nuk është i mjaftueshëm ku përllogariten 60 ton për 700 krerë lopë.
Niveli i Fierzës i cili ka arritur në pikën kritike ka shtuar panikun për banorët
Edhe pse qeveria nuk e shpalli gjendjen e emergjencës ceni shpreson se do të dalë një VKM që këto banorë të kompensohen
Në një kohë kur uji është larguar në pjesën më të madhe në Dajc apo Berdicë,Oboti vazhdon të bashkëjetojë me ujin.