Rreziku i përmbytjeve është më aktual se kurrë në këto ditë të para të marsit në Shkodër. Dëbora e rënë në ditët e fundit dhe rreziku i hapjes së portave në hidrocentralet mbi kaskadën e Drinit ka vënë në panik banorët e Obotit të Njësisë Administrative Ana e Malit.

Sipas kryeplakut të Obotit, Gregor Pemaj, Oboti rrezikohet seriozisht nëse do të ketë hapje të portave në mënyrë të pakontrolluar. Megjithatë, sipas tij, nëse hapja e portave do të bëhet në mënyrë të rregullt, rreziku është më i pakët. E megjithatë, banorët janë të përgatitur për situatën.

Ndërkohë, banorët janë të frikësuar për atë që mund të pasojë në ditët në vazhdim.
Oboti është një ndër fshatrat më të prekur nga përmbytjet e viteve 2010-2011.

Hektarë të tërë u zun nga uji, përderisa frika është rikthyer sërish kërkon ditë. Prurjet e lumenjve janë shtuar, ndërsa mund të rezultojë fatale për këta banorë dhe jo vetëm, një përmbytje masive e tokave dhe banesave të tyre.

Artikulli paraprakKONFERENCA IPESHKVNORE EVROPIANE
Artikulli tjetërOBLIKË, URA RREZIKON TË SHEMBET