Mjetet e larta te ushtrise nuk mund te largohen nga rruga e obotit, pasi aty rreziku eshte evident. Permes fshatit nuk mund te futesh me automjete te vogla ndersa izolimi i banoreve vazhdon.

Nga raportimet zyrtare mesohet se jane mbi 1000 ha toke te permbytura ne Anen e malit, pjesa me e madhe ne zonen e Obotit.

Banoret atje jetojne me friken se do i duhet serish te perdorin mjetet lundruese, duke qene se rreshjet e dendura kane nisur dhe po ashtu jane rihapur portat e hidrocentraleve.

Momentalisht nuk behet fjale per te vleresuar demin ne bujqësi, pasi akoma nuk jane ngritur komisionet e emergjences duke qene se uji akoma nuk eshte terhequr nga tokat.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin. Ndersa keto deklarata perseriten cdo dite banoret e Obotit bashkejetojne me ujin e permbytjeve dhe izolimin.

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-19 MUND SHKËNDINË 2-0
Artikulli tjetërBANORËT KALOJNË NATËN NË ÇADËR