Këto pamje mund të përsëriten sërish në njësinë Administrative të Anës së Malit në rast se do të kemi shkarkime nga hidrocentralet gjatë dimrit.

Për kryetarin e fshatit Obot Gregor Pemaj askush nuk ka hartuar projekte apo investuar për të mbrojtur këtë zonë nga përmbytjet.

Sipas kryetarit të fshatit Obot njerëzit që menaxhojnë kaskadën bashkë me ministrin e energjitikës janë njerëz pa përvojë .

Ana e Malit, është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet që nga viti 2010-të e në vazhdim duke qënë shpesh herë nën sundimin e ujit, ndërkohe që këtë vit shpresa e vetme është nga qielli në menyre që të mos ketë reshje.

Që nga viti 2012 nuk ka asnjë investim antipërmbytje nga qeveria në qarkun e Shkodrës.

 

https://youtu.be/wqSkdFtiPl4

Artikulli paraprakTANKU RROKULLISET PARA MIJËRA SHIKUESVE
Artikulli tjetërSHKODËR, AKSIDENTOHET RËNDË 82 VJEÇARJA