Rreth 4 në 5 adoleshentë përdorin mediat sociale çdo ditë me një në 10 në rrezik të zhvillimit problematik pasi sipas psikologëve platformat sociale shkaktojnë ankth, dëshirë për të kaluar gjithnjë e më shumë kohë në internet, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Por rrjetet sociale shkaktojnë edhe kushte në të cilat aktivitetet e tjera neglizhohen, si dhe krijojnë tensione me prindërit dhe të tjerët përreth.Mbikëqyrja përfshiu 89 321 djem dhe vajza midis moshave 11 dhe 17 vjeç.

Nga raporti i dedikuar teknologjive dixhitale dhe sociale del se pamundësia për të kontrolluar kohën e kaluar në rrjetet sociale dhe mbi të gjitha përdorimi i këtyre mjeteve për të shpëtuar nga ndjenjat negative janë simptomat më të njohura nga djemtë dhe vajzat në të gjitha grupmoshat.

Sipas raportit vajzat janë në rrezik më të madh gjatë përdorimit të mediave sociale në të gjitha grupmoshat.

Hendeku mes dy gjinive zgjerohet veçanërisht tek 13-vjeçarët, 15-vjeçarët dhe 17-vjeçarët, ku femrat që shfaqin probleme me mediat sociale janë dyfishi i meshkujve.

Për më tepër, për fëmijët përdorimi i rrjeteve sociale duket se e ka kulmin në moshën 11-vjeçare dhe më pas ulet gradualisht deri në moshën 17-vjeçare, kategoria me prevalencën më të ulët.

Nga ana tjetër, vajzat shfaqin rritje mes moshës 11 dhe 13 vjeç dhe më pas shfaqin nivele më të ulëta të problemeve.

Artikulli paraprakDOSJA ‘21 JANARI’ DREJT SPAK, GJYKATA E LARTË VENDOS SOT! THIRRJA E STRASBURGUT PËR DREJTËSI: KRIM SHTETËROR, TË HETOHET
Artikulli tjetërBAZA AJRORE E KUÇOVËS INAUGUROHET MË 4 MARS! RAMA: ROL KYÇ NË STËRVITJET E NATO-S! INFRASTRUKTURË TË AVANCUAR PËR AVIONËT LUFTARAKË