OBSH dërgon ndihmë shëndetësore për të arritur te 400 000 njerëz të prekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri. Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon ekipe ekspertësh dhe fluturime me furnizime mjekësore në Turqi dhe Siri pas tërmetit shkatërrues të së hënës.

“Nevojat shëndetësore janë të jashtëzakonshme,” tha Dr Iman Shankiti, përfaqësuesi i OBSH-së për Sirinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgoi 72 tonë ndihma humanotare që përfshijnë furnizime kirurgjikale urgjenteqë do të përdoren për trajtime, për të dyja vendet e prekura nga tërmeti. Një fluturim i parë çarter u nis për në Turqi më 9 shkurt duke transportuar 37 tonë furnizime shpëtimi dhe një fluturim i dytë është planifikuar të dërgojë sot 35 ton furnizime në Siri. Në total, këto furnizime nga të dy fluturimet do të përdoren për trajtimin dhe kujdesin për 100 000 persona si dhe për 120 000 ndërhyrje urgjente kirurgjikale në të dy vendet. Një fluturim i tretë është planifikuar të arrijë në Siri më 12 shkurt dhe pritet të transportojë 37 tonë furnizime shëndetësore emergjente për të arritur në 300 000 persona të tjerë.

“Këto furnizime shëndetësore që shpëtojnë jetë janë kritike për trajtimin e të plagosurve dhe ofrimin e kujdesit urgjent për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi në të dy vendet. Të mbijetuarit po përballen me kushte ngrirjeje, pasgoditje të vazhdueshme dhe akses shumë të kufizuar në strehim, ushqim, ujë, ngrohje dhe kujdes mjekësor. Jemi në një garë me kohën për të shpëtuar jetë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Artikulli paraprakKOMITETI I AGJENCISË EVROPIANE TË BARNAVE KTHEN PËR RISHIKIM ILAÇET E ‘FTOHJES’
Artikulli tjetërBULLIZMI, RAPORTI: SHTOHET GJUHA E URREJTJES NDAJ FËMIJËVE PËRMES INTERNETIT NË SHQIPËRI