Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kiev tha sot se po punon për mbledhjen e provave për krimet e kryera nga ushtria ruse në Ukrainë. Drejtori i OBSH-së i emergjencave Mike Ryan, tha se agjencia ka dokumentuar tashmë 200 sulme në spitale dhe klinika në Ukrainë , të cilat mund të shkelin ligjin ndërkombëtar.

“Sulmet e qëllimshme në objektet e kujdesit shëndetësor janë një shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe si të tilla përfaqësojnë krime lufte në çdo situatë.

Ne vazhdojmë të dokumentojmë dhe të dëshmojmë për këto sulme dhe kemi besim se sistemi i OKB-së dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale do të ndërmarrin hetimet e nevojshme për të vlerësuar qëllimin kriminal që qëndron pas këtyre sulmeve”, thanë zyrtarët e OBSH-së në Kiev. Rusia ka mohuar akuzat për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, por këto mohime janë pritur me skepticizëm në rritje nga zyrtarët perëndimorë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se trupat ruse tashmë kanë shkatërruar ose dëmtuar rreth 400 institucione të kujdesit shëndetësor në vend

Artikulli paraprakPËRLESHJE MES POLICIVE DHE TERRORISTËVE, SHËNOHEN 11 VIKTIMA
Artikulli tjetërDREJTORI I CIA-S, PUTIN NUK MUND TA PËRBALLOJË DOT HUMBJEN NË UKRAINË, JA PËRSE