Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Omicron nuk do të jetë varianti i fundit i COVID-19, pasi “virusi” ka fuqinë të shndërrohet gjatë gjithë kohës.

“Ne dëgjojmë gjithë kohës njerëz që dalin dhe thonë se Omicron është varianti i fundit. Por kjo nuk është e vërtet, virusi po qarkullon në një mënyrë shumë intensive në të gjithë botën. “tha Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH.

Numri i infektimeve të reja është rritur me 20% gjatë javës së kaluar tha Van Kerkhove, ndërsa shtoi se numri total i rasteve të reja është akoma më i lartë.

Ajo sqaroi se pavarësisht se Omicron është konsideruar si varianti më i lehtë për t’u kaluar, nëse je i pavaksinuar, me sëmundje bashkëshoqëruese dhe në moshë të madhe ky variant mund të të godasë edhe fatalisht.

“Ajo që na ka mësuar praktika është se njerëzit me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese, në moshë të madhe dhe të pavaksinuar mund të përjetojnë forma shumë të rënda të COVID-19 pas infektimit të Omicron”, tha Kerkhove.

Omicron është varianti më i përhapur i koronavirusit aktualisht në botë.

Artikulli paraprak‘A E DONI SI LËNDË ME ZGJEDHJE?’, MINISTRIA E ARSIMIT PYET NXËNËS DHE MËSUES PËR INTERESIN NDAJ GJUHËS TURKE
Artikulli tjetërKARANTINA BËHET 7 DITË, THIRRJA E MJEKES PEDIATËR: VAKSINONI FËMIJËT!