Një nënvariant i ri Covid që po përhapet me shpejtësi në të gjithë Shtetet e Bashkuara është “varianti më transmetues i regjistruar deri më sot”, tha një shkencëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Me kërcënimin nga XBB.1.5, raportohet se janë ngritur shqetësime se sa e përgatitur është Mbretëria e Bashkuar për një valë të re Covid, ndërsa në SHBA, numri i rasteve XBB.1.5 u rrit nga 4% në 41% të infeksioneve Covid gjatë dhjetorit, por në të njëjtën kohë nuk duket të jetë më vdekjeprurës se Omicron.
“Shqetësimi ynë është se sa i transmetueshëm është,” tha Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për Covid. “Sa më shumë të qarkullojë ky virus, aq më shumë shanse do të ketë për të ndryshuar.”