Terek Grozny mposhti me rezultat 3:1 Rubin Kazan, ku shkëlqyen dyshja e Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj e Odise Roshi.

Mirëpo, përveç golit të fitores, Odise Roshi ka shënuar golin më të bukur të karrierës deri tani. Mesfushori shqiptar shënoi një supergol me gjuajtje në ajër nga jashtë zone në largësi 16 metra duke qenë kështu goli i bukur shqiptar i javës. Ky gol Roshit që shënoi në minutën 90+3 shtesë mund të futet në golat që kanë shënuar yjet e futbollit botëror

Artikulli paraprakKY ËSHTË PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërFORMULA 1, HAMILTON NË POLE POSITION, ROSBERG NISET PAS TIJ