Kjo zone në lagjen “Salo Halili” prej vitesh është kthyer në një landfill mbeturinash.

Ato i gjen të shkarkuara gjithandej pranë By-Passit në qytetin e Shkodrës.
I parashikuar si një nga investimet më të rëndësishme është skandaloze kur e mendon se në të po punohet për të arritur në përfundimin e kësaj vepren, ndërsa nga ana tjetër nuk kursehen aspak tonelatat me mbetje rë ndryshem e inerte.

Pavarsisht kronikave te here pas hershme per situaten e krijuar sa i perket nderprerjeve te punimeve po ashtu dhe per hedhjen e inerteve dhe mbeturinave te qytetit, askush nuk ka reaguar per te ndalur kete fenomen, apo aq me pak te ndeshkohen autoret e kesaj masakre mjedisore.
Nga ana tjetër ujrët e zeza janë përhapur gjithandej.

Pak muaj më parë Banorët e lagjes “Salo Halili” reaguan në televizionin Star Plus në lidhje me këtë situatë tepër të rëndë dhe indiferentizimin që po tregojnë institucionet ndaj tyre.

Sipas banorëvë ndotja që shkaktohet nga romët në baj pas, mungesa e kazaneve të mbeturinave dhe insektet shumllojshme që grumbullohen tek Moloja e kanë bërë qëndrimin e banorëvë në atë zonë të padurueshëm.

By-Passi i Shkodrës po ndërtohet për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytet dhe mbrojtejne e tij nga përmbytjet por deri tani ka shkaktuar më shumë probleme dhe debate

Artikulli paraprakFESTAT E FUNDVITIT, KONCERT NË “PRENKË JAKOVA”
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, POLICIA KËSHILLON SHOFERËT