Oficerët e rinj në policinë vendore të Shkodrës kanë dhuruar disa pako me dhurata për fëmijët në pediatrinë e spitalit rajonal të Shkodrës që ndodhen të shtruar. Efektivët e rinj të policisë janë organizuar duke zgjedhur fëmijët që këto ditë ndodhen në spital në mënyrë që të jenë sa më të lumtur në këto festa të fundvitit. Antonela Gazulli, oficere tek krimi ekonomik në policinë vendore të Shkodrës tha se nuk ka një vend më të mirë për të uruar vitin e ri se sa mes fëmijëve.

Shefja e pediatrisë në spitalin rajonal të Shkodrës Greta Naraçi falenderoi policinë për dhuratat ndërsa tha se këto aktivitete ndikojnë që fëmijët të mos e shohin me frikë figurën e policit.

Janë rreth 20 fëmijë që kanë marrë dhurata nga oficerët e rinj të punësuar sëfundmi si ekselentë në policinë vendore të Shkodrës. Përveç momenteve të lumtura nga këto dhurata, efektivët uruan që fëmijët në spitalin e Shkodrës të shërohen sa më parë dhe të gëzojnë pranë familjeve të tyre.

 

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 82- VJETORI I VDEKJES SË AT GJERGJ FISHTËS
Artikulli tjetërSINDIKATA: MJEKËT E QENDRAVE SHËNDETËSORE PA SHPËRBLIM