POLICIA VENDORE E SHKODRËS ME NJË TJETËR NJOFTIM TË SAJ BËN TË DITUR SE ËSHTË ARRESTUAR NJË TJETËR PERSON QË ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM NË KUADËR TË OPERACIONIT “MARANAJ”.
SHTETASI ME INICIALET I.S 38 VJEÇ BANUES NË SHKODËR SIPAS POLICISË PO UDHËTONTE NË DREJTIM TË KOSOVËS PËR T’U LARGUAR JASHTË SHQIPËRISË KUR EFEKTIVËT E KANË NDALUAR DUKE E VËNË EDHE ATË NË PRANGA.
POLICIA BËN TË DITUR SE OPERACIONI VIJON EDHE PËR KAPJEN E KATËR SHTETASVE TË TJERË QË JANË TË SHPALLUR NË KËRKIM.
KËSHTU SHKON NË 12 NUMRI I TË ARRESTUARVE TË DYSHUAR PËR DHËNIEN E HUAVE NË SHUMA TË MËDHA PARASH.