Nxënësit e shkollës së mesme “At Gjon Karma” në Gur të Zi nuk e kanë vijuar normalisht sot mësimin si ditët e tjera.

Ata e kanë bojkotuar orën e parë të mësimit për arsye të disa problmeve sic janë mungesa e kushteve higjeno-sanitare, mungesa e rojes në shkollës, mungesa e kamerave të sigurisë, psikologes etj.

Në mbështetje të nxënësve ishin edhe mësuesit bashkë me drejtorin e shkollës të cilët i kanë dërguar një shkresë zyrtare me disa pika bashkisë Shkodër dhe në rast se deri të enjten nuk marrin asnjë përgjigje nga bashkia atëherë ata thonë se do të vazhdojnë bojkotin pa afat.

Presidentja e shkollës së mesme “At Gjon Karma” tregon disa nga arsyet e këtij bojkoti i cili kishte kohë që ishte menduar të zhvillohej

Ndërsa prindërit e nxënësve shprehen se do të dalin në protestë e të bllokojnë rrugën nëse nuk plotësohen kërkesat e fëmijëve të tyre

Në këtë shkollë të mesme studiojnë një numër i konsiderueshëm nxënësish për faktin se në të zhvillojnë mësim edhe nxënës të fillores dhe asaj 9-vjecare

Artikulli paraprakKUVENDI DO TE MBLIDHET DY HERË BRENDA JAVËS
Artikulli tjetër100 STUDENTË NGA SHKODRA DREJT TIRANËS