Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka bërë të ditur se sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë zhvendosur më shumë se 90 për qind të popullsisë së territorit. UNRWA-ja tha se më shumë se 60 për qind e infrastrukturës në Gaza është shkatërruar ose dëmtuar.
“Ky është një nivel tronditës dhe i paprecedentë i shkatërrimit dhe zhvendosjes së detyruar që ndodh para syve tanë”, theksoi UNRWA-ja.
Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor. Sipas autoriteteve në enklavë, të paktën 19.667 palestinezë janë vrarë dhe mbi 52.580 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite.