Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe në fillim të vitit 2023, duke tentuar ta kalojnë Mesdheun qendror nga Afrika Veriore për në Evropë. Sipas një deklarate të Kombeve të Bashkuara, ky është tremujori i parë me më së shumti raste të vdekjeve në gjashtë vjet. Organizata Ndërkombëtare për Migracion ka regjistruar 441 vdekje në muajt janar-mars, për rrugën më vdekjeprurëse të migrimit në botë, ku është theksuar se numri i vdekje mundet të jetë më i madh sesa është dokumentuar. Sipas raportit, rreth gjysma e këtyre viktimave lidheshin me operacionet e ngadalta të shpëtimit të udhëhequra nga shtetet dhe ose nuk kishte fare mision shpëtimi. Sipas António Vitorino, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, është e patolerueshme që krizat humanitare në Mesdheun qendror të vazhdojnë.

“Unë shqetësohem për faktin se këto tragjedi janë bërë të zakonshme, pasi që nga vitit 2014 më shumë se 20.000 viktima janë raportuar në këtë rrugë. Shtetet duhet të veprojnë”, tha ai. Në kërkim të një jete më të mirë në Evropë, mijëra migrantë, kryesisht nga Afrika, nisen kryesisht me varka të vogla në udhëtime të rrezikshme nga brigjet e Libisë dhe Egjiptit.

Krahasuar me rrugën nga Maroku për në Spanjë, kjo rrugë përmes Mesdheut qendror është më ndryshe. Shumë shpesh anijet fundosen, si në rastin e një anijeje në rajonin jugor italian të Kalabrisë, që la të vdekur të paktën 72 migrantë në fund të shkurtit. Pas një “rritjeje të madhe” të fluksit të emigrantëve nëpër Mesdhe, Qeveria e Italisë shpalli të martën gjendjen e jashtëzakonshme për imigracionin. Kjo është bërë për të menaxhuar më mirë fluksin e migrantëve dhe për të lehtësuar procedurat për riatdhesim.

Artikulli paraprakPD LEZHË: DY SHKOLLA DO NDAJNË NJË OBORR
Artikulli tjetër10 QYTETET MË TË SHTRENJTA PËR TË JETUAR NË BOTË NË 2022