‘Dy ekspertë vlerësues të katastrofave dhe kapërcimin e pasojave, kanë mbërritur në Shqipëri në ndihmë të qeverisë shqiptare në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit’, – tha sot zëdhënësi i OKB, Stephane Dujarric, në një konferencë shtypi në selinë e Organizatës në New York.

Teksa i dërgoi familjeve të viktimave dhe qeverisë shqiptare ngushëllime për humbjet e jetëve njerëzore, Dujarric tha se OKB është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë për kapërcimin e situatës dhe se OKB është në kontakte të vazhdueshme me qeverinë shqiptare.

Ambasada Amerikane njoftoi se Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë kanë mbërritur në Shqipëri. “Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë mbërritën dje në Shqipëri, për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të” shkruan Ambasada e SHBA.

Artikulli paraprakZJARRFIKËSI ITALIAN: KËTO RASTE TREGOHET LIDHJA E FORTË QË KANË POPUJT ME NJËRI TJETRIN
Artikulli tjetërSHKON NË 42 NUMRI I VIKTIMAVE NGA TËRMETI, NJË TRUP I PAJETË NXIRRET TE ISH-KËNETA