Shefi i ndihmës humanitare i OKB-së, Martin Griffiths deklaroi sot se dy milionë fëmijë kërcënohen nga uria deri në vdekje.

Ndërsa Briri i Afrikës përballet me një nga thatësinë më të keqe në dekada.

Duke iu drejtuar një konference donatorësh në Gjenevë, Griffiths tha se organizata ka vetëm një pjesë të 1.4 miliard dollarëve që i nevojiten për t’iu përgjigjur thatësisë në Kenia, Etiopi dhe Somali.

“E vërteta e shëmtuar që duhet të pranojmë sot është se ne jemi përsëri në një garë me kohën për të parandaluar një humbje masive jetësh në vitin 2022, dhe ne nuk kemi burime për ta bërë këtë,” tha ai.

Artikulli paraprakPETICIONI ONLINE KUNDËR AMBASADORES YURI KIM, ISH-MINISTRI I JASHTËM: NISMË E NXITUAR, NGA BRENDA PD MË KANË THËNË SE…
Artikulli tjetërRRETH 4000 PUNONJËS TË SHËNDETËSISË DHE RRETH 2000 PUNONJËS TË TIK SHQIPTARË KANË EMIGRUAR NË GJERMANI