Franca është kritikuar nga vendet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për dhunë policore dhe diskriminim racor. Disa vende të OKB-së shprehën shqetësim për dhunën e policisë kundër protestuesve në Francë gjatë demonstratave të ditës së sotme. Gjatë Rishikimit Periodik Universal ndaj të cilit të gjitha vendet e OKB-së duhet të merren në analizë çdo 4 vite, rezultoi që problem në Francë janë profilizimet racore dhe intoleranca fetare.

“Franca duhet të marrë masa për të adresuar në mënyrë transparente akuzat në lidhje me përdorimin e tepruar të forcës nga policia dhe xhandarmëria kundër protestuesve gjatë demonstratave,” tha përfaqësuesi i Suedisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë. Vende të tjera ngritën shqetësime të ngjashme, duke përfshirë Danimarkën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë, por edhe Rusinë, Venezuelën dhe Iranin, tre vende që vetë përballen rregullisht me akuza për dhunë policore dhe shkelje të tjera serioze dhe të përhapura të të drejtave të njeriut.

“Ne jemi të shqetësuar për masat e ashpra dhe ndonjëherë të dhunshme që synojnë shpërndarjen e qytetarëve paqësorë,” i tha këshillit përfaqësuesja e Rusisë, Kristina Sukacheva.

Kritikat erdhën ndërsa Franca u përgatit që deri në 1.5 milionë protestues të mbushnin rrugët e saj për të shënuar 1 majin Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, edhe pse Presidenti Emmanuel Macron përpiqet të qetësojë situatën pas ligjit përçarës të reformës së pensioneve që ka ndezur zemërim të gjerë dhe trazira sociale.

Artikulli paraprakKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” TAKIM ME BANORËT TEK SHESHI PREKË CALI DHE PEDONALES “KOLË IDROMENO”
Artikulli tjetërSULMI NË ZEMËR, STUDIMI: MË SHUMË SE DYFISHI I RREZIKUT PËR ATA QË KANË Ç’RREGULLIME ME GJUMIN