Kriza humanitare në Ukrainë është “jashtëzakonisht më e keqe” pas prishjes së digës Kakhovka: tha kreu i Çështjeve Humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, siç raporton Guardian.

Ukraina, nënvizoi zyrtari i lartë, po përballet me një situatë humanitare “jashtëzakonisht më të keqe” se në të kaluarën pas rënies së digës.

Griffiths komentoi se 700,000 njerëz kanë nevojë për ujë të pastër dhe se përmbytja e tokës bujqësore në një nga ‘hambarët’ më të mëdhenj në botë do të shkaktojë një “kaskadë problemesh”, duke përfshirë reduktimin e eksporteve të drithërave, rritjen e çmimeve globale të ushqimit dhe uljen e disponueshmërisë së ushqimit për miliona njerëz në nevojë.

Artikulli paraprakRAMA PODCAST ME KATËR TË RINJ QË KANË ZGJEDHUR SHQIPËRINË PËR TË PUNUAR: KY VEND TE KTHEHET NË VARËSI
Artikulli tjetërSOT HESHTJA ELEKTORALE NË MAL TË ZI, ANALIZA E DW: ZGJEDHJET PARLAMENTARE NËN HIJE ALARMI PËR BOMBA