Organizata e Kombeve të Bashkuara shprehet se kriza ushqimore në Lindjen e Mesme mund të destabilizojë edhe më shumë këtë rajon. Programi Botëror i Ushqimit, argumenton se një krizë e tillë, mund të sjellë probleme të tjera që si pasojë do kenë destabilizimin e mëtejshëm të rajonit. Pesë shtete të këtij rajoni po përballen me norma të larta të inflacionit mbi 60% ndërsa të tjera vende e nivele treshirore. Kështu është shprehur Corinne Fleischer, drejtore e Programit Botëror të Ushqimit për këtë rajon.

“Kur ushqimi bëhet i papërballueshëm, rezultat është uria”, ka thënë ajo përmes një deklarate.

Varësia ndaj importeve dhe kriza klimatike, është thënë se vetëm sa mund ta përkeqësojnë situatën. Programi Botëror i Ushqimit – agjencia e Komeve të Bashkuara – ka thënë se ushqimi në këtë rajon blihet me çmime të larta, pasi vetë rajoni nuk prodhon mjaftueshëm ushqim. Ndërkohë, thatësia, valët e të nxehtit, zjarret pyjore dhe vërshimet, janë duke shkatërruar një pjesë të mirë të tokës pjellore. Libani është shteti që është dike u përballur më së shumti me këto probleme. Sipas Bankës Botërore, ky shtet renditet si një prej vendeve me inflacionin më të lartë në botë. Siria është përmendur, po ashtu, si vend që vuan nga kushtet e rënda.

Artikulli paraprakSONTE GJYSMËFINALJA E PARË E EUROVISIONIT, 10 SHTETE DO TË KUALIFIKOHEN NË FINALEN E MADHE!
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS BENET BECI TAKIM ME BANORËT E LAGJEVE PRANË STACIONIT TË TRENIT