Sipas një raporti të OKB-së janë vrarë mbi 8.000 civilë në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Kombet e Bashkuara kanë thënë se kjo shifër është vetëm “maja e ajsbergut” pasi besohet se mijëra të tjerë kanë vdekur gjatë luftës nga pushtimi rus. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me shifrat e paraqitura më herët nga OKB lidhur me numrin e viktimave të konfirmuara në mesin e civilëve që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Rreth 90 për qind e viktimave, sipas OKB-së, janë vrarë nga armët shpërthyese.

“Të dhënat tona janë vetëm maja e ajsbergut. Vuajtjet e civilëve janë të mëdha”, tha komisionari i lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

Matlida Bigner, drejtuesja e misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë ka deklaruar se ende nuk janë konfirmuar mijëra vrasje, shumica e të cilave janë në qytetin jugor ukrainas të Mariupolit që tani është në kontrollin rus. Në shifrat e prezantuara nga OKB-ja janë përfshirë edhe 2.000 civilë të vrarë në Mariupol. Ky qytet ishte i rrethuar për tre muaj dhe ka pësuar shkatërrime të mëdha.

“Ne kemi informacione të pakonfirmuara që lënë të kuptohet se numrat janë për mijëra më të lartë sesa që ne kemi dokumentuar dhe një pjesë e madhe e tyre janë në Mariupol”, tha Bogner.

Artikulli paraprakANËTAR I KRYESISË SË PD SHKODËR ERVIN GJINI: SHQIPTARËT DO T’JA JAPIN PËRGJIGJEN E MERITUAR KËSAJ SHPURE ME 14 MAJ
Artikulli tjetërZBARDHET DRAFTMARRËVESHJA PËR TARIFAT E REJA TË PATENTAVE