Dështimi i përpjekjeve për të zvogëluar emetimet globale po vendos botën në një rrugë “katastrofike” drejt një ngrohjeje prej 2.7 gradë Celsius, tha shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Një raport i OKB-së mbi premtimet e emetimeve të 191 vendeve zbuloi se ato nuk do të përmbushnin objektivin e marrëveshjes klimatike të Parisit 2015 për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius mbi temperaturat para-industriale.

Kjo tregon se “bota është në një rrugë katastrofike deri në 2.7 gradë Celcius ngrohje”, tha Guterres.

“Numrat e përgjithshëm të emetimeve të gazrave serrë po lëvizin në drejtimin e gabuar,” tha shefja e OKB -së për klimën, Patricia Espinosa në një konferencë për shtyp.

“Lufta kundër ndryshimit të klimës do të ketë sukses vetëm nëse të gjithë mblidhen për të promovuar më shumë ambicie, më shumë bashkëpunim dhe më shumë besueshmëri. Ne kemi nevojë për një ulje të emetimeve prej 45% deri në vitin 2030 për të arritur neutralitetin e karbonit deri në mesin e shekullit”, tha Guterres.

Shtetet e Bashkuara dhe 27 vende të Bashkimit Evropian kanë vendosur objektiva të ashpëra për zvogëlimin e emetimeve këtë vit. Por vendet si Kina, India dhe Arabia Saudite nuk kanë paraqitur objektiva të reja sa u përket emetimit të gazrave.

Artikulli paraprakSHBA, PANELI I EKSPERTËVE MBËSHTET DOZËN PËRFORCUESE TË VAKSINËS PFIZER VETËM PËR TË MOSHUARIT DHE MË TË RREZIKUARIT
Artikulli tjetërFRANCA VAKSINON MBI 50 MILIONË QYTETARË