Cikloni Idai ka shkaktuar një “fatkeqësi masive” në Afrikën e Jugut që prek qindra mijëra njerëz, thotë OKB.
I gjithë rajoni është goditur nga përmbytjet e mëdha dhe shkatërrimet që prekin Mozambikun, Zimbabve dhe Malavi.
Presidenti i Mozambikut, Filipe Nyusi e ka quajtur atë “një fatkeqësi humanitare me proporcion të madh”.
Ai tha se më shumë se 1,000 njerëz mund të kenë mbetur të vrarë nga cikloni që goditi vendin javën e kaluar.
Stuhia e madhe zbarkoi afër qytetit port të Beira të enjten me erëra deri në 177 km / h. Por ekipet e ndihmës së shpejtë mundën të arrinin vetëm të dielën.
“Kjo është një nga fatkeqësitë më të këqija të motit që ndonjëherë ka goditur hemisferën jugore”, tha të martën Clare Nullis, nga agjencia e motit të OKB-së.