Tymi nga zjarret katastrofike, që po shkatërrojnë Australinë, ka devijuar 11 000 kilometra përtej oqeanit Paqësor dhe ka arritur në Amerikën e Jugut, deklaroi Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së.
Pjesa më e madhe e tymit arriti dje në Argjentinë dhe Kilin Qendror, ku qielli u shfaq gri për shkak të ndotjes.
Në Argjentinë, kanali televiziv i motit SNM deklaroi se tymi është i dukshëm nga rajoni jugor i Patagonisë deri në veri, drejt Buenos Ajresit, ku perëndimi i diellit ka marrë një ngjyrë të kuqe më të thellë.
Autoritetet theksuan se tymi në këto vende nuk përbën rrezik për shëndetin, ndryshe si në Australi ku ndotja e ajrit ka arritur në nivele të larta.
Aktualisht zjarret kanë çliruar rreth 400 megatonë dioksid karboni në atmosferë, deklaroi programi i monitorimit i BE-së “Copernicus”.